Pas vdekjes së 18 vjeçarit në Podujevë si pasojë e plagëve të marra nga rrahja, ka reaguar edhe avokati i njohur Asdren Hoxha.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo vepër penale cilësohet si lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekjen.
Hoxha ka shkruar se meqë të dyshuarit për këtë vrasje janë të mitur, dënimi maksimal mund të jetë 10 vite.
“Nuk kualifikohet si vrasje! Eventualisht edhe po qe se kualifikohet si vrasje gjë që, juridikisht nuk ndodh prap se prap dënueshmëria maximale me burg, për të miturit është 10 vite. I mituri i moshës 17 vjeqare në rastin edhe më të keq, lirohet në moshën 25 vjeqare dhe vazhdon jetën normalisht, viktima nuk zgjohet”, ka shkruar avokati Asdren Hoxha.
Ai ka kërkuar që ky ligj të ndryshohet.
Postimi i plotë: