Disidenti
Lajme

Avokati Besnik Berisha përjashtohet nga e drejta për të mbrojtur Shaban Gogajn

0Shares

Gjykata e Pejës përmes një vendimi ka përjashtuar avokatin Besnik Berisha nga e drejta për të mbrojtur të akuzuarin Shaban Gogaj.

“Përjashtohet nga gjykimi avokati Besnik Berisha saktësisht nga e drejta për mbrojtjen e Shaban Gogajt dhe njoftohet i akuzuari se mund të angazhojë një mbrojtës tjetër menjëherë në të kundërtën nëse nuk e cakton, do të i caktohet mbrojtës sipas detyrës zyrtare” tha gjyqtarja Violeta Husaj Rugova.

Paraprakisht avokati Berisha u dënua me gjobë 500 euro sepse sipas gjykatës I njëjti ëstë duke I përsëritur pyetjet e njëjta përkundër që i është tërhequr vërejtja, e po ashtu faktin se vazhdimisht është duke deklaruar se gjykata e ka paragjykuar këtë çështje.

Pas kësaj situatë avokati Berisha tha se qëndron pranë asaj që kjo gjykatë e ka paragjykuar këtë rast dhe çfarëdo vendimi që sjellë nuk është i befasishëm.

Në këto rrethana Berisha u përjashtua nga e drejta për të mbrojtur Shaban Gogajn. Ai vendimin e gjykatës për gjobë e konsideroj arbitrar, ndërsa trupi gjykues tha se mbrojtësi është njoftuar për të drejtën për të kërkuar përjashtimin e trupit gjykues dhe të gjitha veprimet e tjera. Seanca është shtyrë në kohë të pacaktuar.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net