Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që të rihapë seancën e shqyrtimit gjyqësor për rastin ku Shaban Gogaj po akuzohet nga Prokuroria e Pejës për vrasjen e tani të ndjerit Agonis Tetaj, në shtatorin e vitit 2018, në kompaninë “Gogaj Ag”.
Avokati i të akuzuarit Gogaj, Besnik Berisha ka thënë se sot gjykata e pranoi që ose ka dështuar atë ditë, ose ka dështuar sot.
Ai ka thënë se nuk e kanë ndërmend të dorëzohen nga asnjë presion sepse nuk po themi se Shaban Gogaj nuk e ka vrarë Agonis Tetajn por po shfaqim në publik se ajo çka ka ndodhë nuk lidhet me asnjë sekond të vetëm para momentit tragjik.
“Unë nuk i besoj kësaj gjykate. Çfarëdo vendimi që do të jetë nesër do të jetë i ndikuar dhe njëra palë do të protestojë”, ka deklaruar ai, transmeton IndeksOnline.
Avokati Berisha thotë se ka një mal rrugësh ligjore për të ndjekur.
“E drejta kushtetuese e Shaban Gogajt nuk mbrohet nga kjo gjykatë. Ka një instancë që është superfuqi në aspektin kushtetues dhe kur ti shterim të gjitha mjetet juridike besoj që të gjitha do të jenë në favor tonin”, ka thënë ai.