Avokati Besnik Berisha ka publikuar pamje të reja të vrasjes së Agonis Tetaj.
Sipas tij, këto fakte të publikuara nuk duan koment.
Ai thotë së ky aksident tragjik ndodhi në ditën më të lumtur të jetës së 18-vjeçarit Shaban Gogaj, në të cilën ai mori konfirmimin dhe bekimin për fejesë nga prindi i së dashurës së tij.
Statusi i Berishës bashkë me videon e publikuar:
Pamje të reja sesi reagoi 18-vjeçari Shaban Gogaj pasi aksidentalisht privoi nga jeta shokun dhe kolegun e tij Agonis Tetaj
Jam kureshtar të di, nëse ekziston qoftë edhe një rast i vetëm, i shkruar, i dëgjuar, apo i dëshmuar, që i përgjigjet, qoftë për së afërmi, aksidentit tragjik të vrasjes së Agonis Tetajt e që provon se dorasi, menjëherë pas kryerjes së vrasjes të pretenduar “me dashje”, reagon kështu siç ka reaguar 18-vjeçari Shaban Gogaj, duke gulçuar, bërtitur, klithur, goditur kokën dhe veten me grushta, pasi kuptoi se miku i tij më i mirë u rrëzua në tokë i gjakosur.
Kujtojmë se ky aksident tragjik ndodhi në ditën më të lumtur të jetës së 18-vjeçarit Shaban Gogaj, në të cilën ai mori konfirmimin dhe bekimin për fejesë nga prindi i së dashurës së tij.
Faktet nuk duan koment!!