Disidenti
Lajme

Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj nuk marrin pjesë në votimin e Osmanit për presidente

Seanca për votimin e presidentit pritet të mbahet pasditen  e sotme.

Lëvizja Vetëvendosje, tashmë ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme që të thirret seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në garë, përveç Vjosa Osmanit do të kandidojë edhe Nasuf Bejta.

Ish-partia e Osmanit, LDK-ja, gjatë kësaj jave ka thënë se nuk do të pengojnë zgjedhjen e presidentit të ri.

Mirëpo, Reporteri.net merr vesh se tre deputetë të LDK-së nuk do të marrin pjesë në votimin e Osmanit për presidente.

Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj kanë dalë kundër vendimit të Kryesisë së partisë dhe ata pritet të mos marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme që pritet të mbahet sot për votimin e Osmanit për presidente.

Kundër zgjedhjes së Osmanit janë deklaruar partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkaq, mbështetje për Osmanin kanë shprehur partitë e komuniteteve joserbe.

Më 22 mars është konstituuar kuvendi dhe po të njëjtën ditë është zgjedhur edhe qeveria e re. Qeveria e Kurtit mori mbështetjen e 67 deputetëve.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

“Unë po t’i jap ty bananet, ti s’po mi jep mollat”, Shala ia shpjegon çuditshëm marrëveshjen Matoshit

Disidenti.net

Abdixhiku i përgjigjet PSD-së për protestën e së shtunës: Nuk është çështje e rrugës, por e negociatave

Disidenti.net

Tragjedia që u evitua: Dy avionë ishin 200 metra afër, gati u ndeshën në hapësirën ajrore të Kosovës

Disidenti.net
Disidenti

Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj nuk marrin pjesë në votimin e Osmanit për presidente