Disidenti
Lajme

“As sot as mas zgjedhjeve”, AAK-ja me vijë të kuqe për LVV-në

0Shares

Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së, tha se Aleanca ia ka vënë një vijë të kuqe kryeministrit, Albin Kurtit, duke thënë se nuk meriton jetëgjatësi dhe se AAK-ja nuk ia bën këtë favor atij.

“Në Aleancë tanimë është cementuar bindja që Kosova nuk meriton me ia zgjatë jetën Kurtit në qeverisje edhe Aleanca nuk ia bën këtë fabvor z.Kurtit dhe as disfavor Kosovës në të njëjtën kohë”.

“Le ta kenë të kjart, as sot dhe as mas zgjedhjeve!”, tha ai duke e konfirmuar se ia kanë vënë një vijë të kuqe Kurtit.

Ndërsa, ai shtoi se Kurti nuk e meriton pasi që sipas tij, ai i ka shkaktuar dëmë të mëdha vendit.

Gjini, tha se as Amerika, as Evropa nuk po kërkon favore për vete, por për ne.

Ai tha se është mbushur mendja e popullit se nëse realizohet Asociacioni, shkatërrohet Kosova, megjithatë sipas tij është e kundërta dhe bëhet “veç më mirë”.

“Na ia kemi mushë menen popullit të Kosovës që me bo një Asociacion, shkatërrohemi na krejt, prej Kaçanikut deri në Mitrovicë, shkatërrohet krejt Kosova. Po është rrenë, është mit, kurgjo nuk e gjen Kosovën veç bohet ma mirë. Se atëherë e shtrinë sovranititetin”, tha ai.

Radojiçiq e fshin “Viberin” pasi gjurmohet nga mediat, dyshohet se është i plagosur rëndë

Disidenti.net

Rrëfim nga Veriu – serbi që ka prindërit në Banjskë: Policia u solli ilaçe, ushqim dhe pije

Disidenti.net

“150 eksplozivë dinamit dhe 235 karikatorë për kallashnikov”, Policia publikon listën e armatimit të konfiskuar në veri

Disidenti.net
Disidenti

“As sot as mas zgjedhjeve”, AAK-ja me vijë të kuqe për LVV-në