Katër të arrestuar për shkelje në Telekom, dy nga ta këshilltarë të ish-ministrave
Katër persona janë arrestuar të martën lidhur me keqpërdorime në Telekom.
Sipas burimeve në Prokurori, ata dyshohen për keqpërdorim të një kontrate të marketingut.
Burimet kanë konfirmuar edhe arrestimin e Denis Ceman i cili ishte këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Ndërkaq personi i katër është Kreshnik Musliu, vëllai i Trim Musliut.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”.