Disidenti
Lajme

Arrestohen tre të dyshuar për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit

0Shares
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori i Hetimeve të Korrupsionit pas veprimeve hetimore të zhvilluara lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje e patentë shoferit përmes ryshfetit, sot me datë 09.07.2021 ka arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar.

Sipas komunikatës për medie, personat e dyshuar janë arrestuar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale si “Pranim i ryshfetit në sektorin privat neni 309”, “Dhënie ryshfeti neni 421” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale “Marrje e ryshfetit”.

Policia njofton se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale. Me vendim të prokurorit nga PTH-Prishtinë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net