Një rast i çuditshëm ka ndodhur sot, ku një i burgosur ka arritur që të ikë nga automjeti me të cilin po transportohej.
Shërbimi Korrektues njofton se janë suspenduar tre zyrtarët që ishin në përcjellje të tij.
G.K ishte i akuzuar për vepren penale “Lëndim i lehtë trupor”.
“Shërbimi Korrektues i Kosoves njofton opinionin publik se sot gjatë përcjelljes për në Gjykatën Themelore në Gjakove/ Dega Malishevë, i burgosuri G.K i akuzuar për vepër penale lëndim i lehtë trupor, është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej.SHKK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosoves, gjykatën kompetente dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes. Ndaj tre zyrtarëve që kanë qenë në përcjellje është iniciuar procedura disiplinore, të njëjtit me vendim të komisionit disiplinor janë pezulluar nga puna”, thuhet në njoftimin e SHKK-së