Disidenti
Sport

Arijanet Muriq u paraqit i dehur në seancën e fitnesit

Arijanet Muriq është përjashtuar nga kampi i përfaqësueses së Kosovës, pak orë para stërvitjes së parë “Dardanëve” dhe një ditë para ndeshjes miqësore kundër Lituanisë. Në njoftimin e FFK-së është thënë se Muriq është përjashtuar nga kampi për arsye disiplinor, duke mos dhënë detaje shtesë. Mirëpo, KOHA nga burimet e saj, ka mësuar arsyen e vërtetë që çoi në përjashtimin e portierit të parë të Kosovës.

23-vjeçari është paraqitur i dehur në seancën stërvitore të fitnesit të hënën mbrëma në hotelin “Emerald”, ku është e vendosur përfaqësuesja.

Muriq nuk ka mundur të qëndrojë në këmbë dhe është rrëzuar para bashkëlojtarëve.

Mësohet se ai i ka fyer bashkëlojtarët që kanë qenë të pranishëm në palestër.

Pas gjithë kësaj skene të krijuar, mësohet se Muriq ka pasur edhe një konflikt personal me Edon Zhegrovën.

Ky veprim i portierit të Kosovës e ka bërë shumë nervoz përzgjedhësin Bernard Challandes, i cili me stafin e tij ka vendosur që ta largojë nga kampi.

Kjo nuk është hera e parë që Muriq është në qendër të vëmendjes për sjellje të pahijshme.

Në grumbullimin e shkuar të Kosovës ku masat anti-COVID ishin strikte, ai ishte fotografuar me një vajzë në hotel e ku para vetes kishte edhe alkool.

Për këtë veprim, FFK-ja e kishte mbrojtur Aro Muriqin.

Kosova me katër klube në Evropë, e veç një stadium me standarde të UEFA-s

Disidenti.net

Tifozët nxjerrin parullën në stadiumin “Air Albania”: Lidhje Kosovë – Shqipëri, jo Open Balkan me Serbi

Disidenti.net

Kurti nga stadiumi: Nëse Kosova vazhdon të luajë kështu, do t’na duhet një stadium më i madh

Disidenti.net
Disidenti

Arijanet Muriq u paraqit i dehur në seancën e fitnesit