Disidenti
Lajme

Arben Vitia ia anulon një tender 19 milionësh, Armend Zemajt (Dokument)

0Shares

Ministria e Shëndetësisë ka anuluar tenderin 19 milionë euro për adaptimin e ndërtesës së se të Emergjencës në spital Covid.

Ministria e Shëndetësisë ka anuluar sot tenderin e publikuar në dhjetor të vitit të kaluar për projektin e adaptimit të ndërtesës së re të Emergjencës në QKUK, në spital Covid për trajtimin e pacientëve

Anulimi i tenderit është bërë nga udhëheqësi i prokurimit në MSH Ismet Hyseni, pas kërkesës së departamentit për buxhet dhe financa.

“Duke marr parasyshë se në buxhetin e miratuar për vitin 2021 nuk është paraparë buxhet për këtë projekt, kërkojmë anulimin e aktivitetit të prokurimit për arsye të mungesës së buxhetit”, thuhet në kërkesën e Jahë Gecajt dhe Kadrije Berisha.

Tenderi për këtë projekt ishte iniciuar në kohën e ish-ministrit Armend Zemaj në dhjetor të vitit të kaluar. Zemaj pati deklaruar se spitali do të shërbente me 500 shtretër për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19.

Në nëntor MSH e ka shpërblyer kompaninë “Alb-Architect” me kontratë në vlerë 380 mijë euro për projektimin dhe mbikëqyrjen e punimeve për spitalin Covid në QKUK.ImageImage

Ekskluzive: Rrahet Granit Plava, në dhomë i gjendet litari për vetëvarje

Disidenti.net

Milaim Zeka publikon biseda të Naim Murselit duke kërkuar para me fajde

Disidenti.net

Shaban Murseli pretendon se Milaim Zeka i kishte kërkuar Behgjet Pacollit përmes Naim Murselit 100 mijë euro

Disidenti.net
Disidenti

Arben Vitia ia anulon një tender 19 milionësh, Armend Zemajt (Dokument)