Disidenti
Lajme

Arben Gashi: Pa u tërhequr projektligji, nuk marrim pjesë në seancë

0Shares

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media ka thënë se ende nuk është tërhequr projektligji për ndryshimet e propozuara në ligjin për zgjedhjet.

Gashi ka thënë se nuk marrin pjesë në seancën për votimin e presidentit pa u tërhequr ky projektligj.

“Ne kemi bërë kërkesë ekspliste nga VV e cila ka marrë një veprim akrobatik, të paarsyeshëm si kërcënim dhe shantazh ndaj partive politike, duke kërcënuar deputetët. Ne kemi kërkuar nga Kurti ta tërheqë projektligjin e prompozuar. Ne ende nuk kemi tërheqje të projektligjit dhe ende jemi në të njëjtën situatë. Ne jemi për plotësim ndryshimin- e ligjit për zgjedhjet e përgjisthsme. Ne jemi për reformës substanciale zgjedhore, por nuk jemi që në mënyrë arbitrare të mbledhen komisionet dhe të ndryshohet ligji”.

Gashi tutje tha se projektligji duhet të tërhiqet automatikisht nga prozouese dhe të jepen garanci se do të kemi një reformë zgjedhore substanciale.

“Duhet automatikisht të tërhqiet nga propozuesi ky projektligj dhe të jepen garanci se do të kemi një reformë zgjedhore substanciale”, u shpreh ai.

 

Vuçiq e quajti Beg Rizajn terrorist, reagon vëllai i ish-luftëtarit të UÇK-së: Lufta ndaj kriminelëve të tillë, është pastrim për tokën!

Disidenti.net

Politikani serb: Është e qartë tani se Oliver Ivanoviq u vra nga Serbia, aktin e kreu Radjoçiqi

Disidenti.net

Si ka funksionuar grupi terrorist serb? – Policia e Kosovës publikon disa video të reja

Disidenti.net
Disidenti

Arben Gashi: Pa u tërhequr projektligji, nuk marrim pjesë në seancë