Disidenti
Lajme

Ankohet Valon Maloku, KPM-ja nuk heq dorë – paralajmërohet dënim ndaj televizionit First Channel

0Shares

Komisioni i Pavarur i Mediave ka paralajmëruar gjobitjen e televizionit First Channel, në pronësi të Valon Malokut, nën dyshimin për moszbatimin e rregullores për fëmijë.

Anëtari i KPM-së, Besnik Berisha ka kërkuar sot nga Zyra e Ekzekutive e KPM-së që të sjell me shpejtësi rekomandimet për gjobitjen e televizionit First Channel.

Ai ka paralajmëruar gjoba meritore ndaj televizionit First Channel për moszbatimin e rregullores për fëmijë, e cila rregullohet me Ligjin për KPM-në.

“Kam shqetësimin edhe për zbatimin e rregullores së fëmijëve në raport me këto që po quhen ‘Reality TV’ të cilat kanë pasur efekte negative jo vetëm tek të rinjtë, por edhe te fëmijët. Unë kam parë ankesa edhe më herët. Ju kisha lutë që me shpejtësi t’i sillni rekomandimet që ne t’i shqiptojmë sanksionet e duhura aty. Sot e lexova një letër që e ka dërgu drejtori i televizionit First Channel, i cili është ankuar se nuk ka pasur komunikim. Unë ju garantoj se ka pasur komunikim. Ne rregulloret kur i bëjmë, sigurohemi që të komunikojmë me operatorët. Ne presim rekomandime për gjoba meritore. Ne nuk bëjmë kompromis me asnjë lloj biznesi në disfavor të fëmijëve tanë”, tha ai në mbledhjen e KPM-së të martën.

Rregullorja për fëmijë e KPM-së parasheh mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme televizive, si dhe nga përdorimi i fëmijëve dhe të miturve në televizion.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net