Disidenti
Lajme

Ankohen bizneset në Shqipëri: Ka rënë numri i pushuesve, nuk ka rezervime si vitet e kaluara

0Shares

Pavarësisht se jemi në sezonin turistik problemet në jug të vendit duket se nuk janë zgjidhur.

Kreu i operatoreve turistike për jugun Vasil Bedinaj ngre si shqetësim neglizhencën e administratës publike për zgjidhjen e problemeve në vijën bregdetare.

“Një mos koordinim, një mos kokëçarje me njëri-tjetrin. Në çdo institucion të Vlorës ose nuk do të gjesh punonjës ose do gjesh punonjës që nuk duan tia dinë fare. Jemi në muajin e dytë e akoma nuk është zgjidhur problemi i stacioneve të plazhit, problemi i bareve të plazhit”, tha kreu i operatoreve turistike për jugun Vasil Bedinaj.

Një tjetër problem shumë i madh për operatorët turistik është edhe mungesa e stafit.

“Burimet njerëzore që nuk po shohim zgjidhje dhe shumë subjekte janë në krizë dhe kolaps. të gjitha nivelet ka mungesë të theksuar, arsyet i dimë, shumë të rinj kanë zgjedhur të punojnë jashtë, arsyeja tjetër është se nga vitit në vit po shtohen strukturat akomoduese. Unë jam 30 punonjës. duke punuar orë shtesë”, u shpreh Vasil Bedinaj.

Albert Sula, një nga operatorët turistik në Sarandë thotë se rritja e çmimeve ka ndikuar në uljen rezervime.

“Me rezervimet deri tani nuk jemi ne të nivel qe prisnim, kemi rezervime për muajt korrik gusht, por nuk janë ne atë nivel qe mendonim për ketë vit. Pushuesit nuk kane qene ne numer te madh, jemi ne nivel qe sa përballojmë shpenzimet, pagat e punëtoreve, fitimet janë me te pakta deri tani. Ka pasur klientë perëndimore qe shpenzojnë gjate pushimeve. Sa i perket pushuesve ukrainas kane qene me te paket sivjet”, tha Albert Sula.

Operatorët në jug të vendit thonë turistët ukrainas këtë vit janë zëvendësuar me ata evropian.

“Nëse je 40 vjeç dhe s’ke pesë fëmijë, je homoseksual”, deklarata e Tate që shkaktoi sërish reagime

Disidenti.net

Zyrtari i Presidencës aksidenton një 14 vjeçar: Policia i tha prindit të tij se ‘fëmija i ka fajet’

Disidenti.net

Fronti Evropian – Kurtit: A po bindesh që s’ia vlenë të përkrahen njerëzit që e kanë humbur rrugën në oborr

Disidenti.net