Disidenti
Lajme

E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë

0Shares

Një person ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra pasi dyshohet se u godit qëllimisht nga një veturë në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Pejë, me ç’rast u bë e ditur se shoferi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Nga Policia njoftuan se i dyshuari është në kërkim.

“Sot rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Agim Çelaj. Një person është goditur nga një veturë dhe është dërguar në spital, por nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen. Sipas dyshimeve të para, personi është goditur qëllimisht, kurse i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.”

Historiani nga Ferizaji i konvertuari i fundit në Llapushnik

Disidenti.net

Alma Arrazi me 3 fëmijët nuk u hodh nga ura, u mbytën në…

Disidenti.net

FBI përfshihet në hetimet kundër grupit famëkeq ‘AlbKings’, deri tani katër persona të arrestuar

Disidenti.net