Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur pasditen e sotme në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, ka shkruar ai. /Indeksonline/