Disidenti
Lajme

Ambasadori amerikan i kërkon Kurtit e Osmanit ta shtyejnë për 30 ditë vendimin për zbatimin e reciprocitetit

Sapo ka përfunduar takimi i ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrie Hovenier, ka thënë se ka kërkuar nga krerët e Kosovës që të shtyhet implementimi i dy vendimeve për 30 ditë.

Ai ka thënë se vendimi për reciprocitetin për letërnjofime dhe targa është plotësisht të përshtatshme dhe në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, porse ka kërkuar shtyrjen për 30 ditë, pasi sipas tij ka pasur dezinformata e keqkuptime ndaj vendimeve.

“SHBA-ja nuk ka pasur shqetësim për vendimin. Kam pasur takim me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Osmani dhe ministren e Jashtme, Gërvalla, për të bërë një kërkesë të qartë nga Qeveria e SHBA-së që të shtyhet implementimi i vendimit për 30 ditë.

Mendoj se shtyrja e implementimit do të ishte e nevojshme, pasi duket se ka pasur dezinformata dhe keqkuptime për vendimin. Shpresojmë të punojmë me partnerët tanë në BE që të reduktohen tensionet. Ne nuk po kërkojmë anulimin e vendimit të jem i qartë, por shtyrjen”, ka thënë Hovenier, që ka shprehur shqetësimin për tensionet në veri.

MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkohet diploma e fakultetit as përvoja e punës

Disidenti.net

Krasniqi: Konfliktin në veri e evitoi në momentin e fundit ky zyrtar amerikan, hera e dytë që Kurti po e rrezikon vendin

Disidenti.net

Shuhen shpresat e Serbisë për Asociacionin/ Juristi nga Belgjika ka disa pyetje që nuk do iu pëlqejnë Thaçit e Mustafës!

Disidenti.net
Disidenti

Ambasadori amerikan i kërkon Kurtit e Osmanit ta shtyejnë për 30 ditë vendimin për zbatimin e reciprocitetit