Disidenti
Lajme

Ambasada gjermane jep një lajm për vizat e punës, ka të bëjë me termine për muajin tetor

0Shares

Ambasada e Gjermanisë pas një pauzë gati dy vjeçare ka nis të lëshoj sërish viza punë për një numër të shteteve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, transmeton “Indeksonline”.

Tash e dy muaj, në fillim të çdo muaji hapet sistemi ku disa prej të interesave arrijnë të caktojnë terminë.

Njoftimi i fundit nga ambasada e Gjermanisë është se për terminët që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme.

“Prandaj lista e pritjes për terminë për muajin shtator është e mbyllur. Lista e pritjes për Tetorin do të hapet në javën e dytë të Shtatorit”, thuhet në njoftimin e ambasadës të postuar në faqen zyrtare të kësaj ambasade.

Muajin e kaluar ka pasur vështirësi të mëdha për të siguruar termin, kjo për shkak të kërkesave të mëdha.

Në medie madje është raportuar se qytetarët po paguajnë shuma të mëdha në agjensione të ndryshme për të siguruar një termin.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net