Disidenti
Lajme

“Albini s’do ta ketë lehtë”/ Për çka po paralajmërohet Kurti pas sulmit të Nuredin Lushtakut?

0Shares

PNë këto dy ditët e fundit, njeriu famëkeq, Nuredin Lushtaku u bë top temë në Kosovë. Ashtu si edhe herave të kaluara, Lushtaku kryelajm u bë për të keq.

Krejt kjo, pasi ish deputeti i PDK-së dhe ish nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku bashkë me vëllezërit dhe djalin e tij, sulmoi dy policë të Kosovës, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku djalit të Lushtakut.

Viktima të Lushtakëve ishin Enver Berisha dhe Mergim Geci, të cilët përfunduan me lëndime trupore.

E ndaj Lushtakut Gjykata mori vendim për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sulmin ndaj policëve të Kosovës, po e quan sulm banditesk analisti politik, Faton Mehmeti.

“Sulm banditesk nga njeriu që duhet të ishte shembull se si respektohet policia, institucionet dhe të gjithë të tjerët. Nura, njeriu i dyshuar për sulm ndaj policisë vetëm se kanë zbatuar ligjin është shëmbëlltyra e keqe”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, ky nuk është rasti i pari kur njerëzit e PDK-së sulmojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Nuk është rasti i parë që njerëz të PDK ushtrojnë dhunë ndaj policisë, të njëjtën e kanë bërë edhe djemtë e Grabovcit dhe shumë të tjerë që nuk janë bërë publike. Nuk më habit veprimi i Nuredin Lushtakut, prej brumit të keq nuk del kurrë pitja e mirë, në këtë kuptim, Nura përfaqëson vazhdimësinë e mos respektimit të institucioneve nga ana e banditëve të PDK”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

“Kjo logjikë është në ADN-në e PDK-së, edhe ata nga PDK që e kritikojnë Nurën nuk janë më të mirë se ai, përkundrazi janë të njëjtë. Policia duhet të protestojë ndaj këtij rasti, dhe Nura duhet të ishte, dhe mirë që është në burg për sulm ndaj uniformës së shtetit”, deklaron Mehmeti, i cili thotë se fillimisht, Lushtaku u lirua me procedurë të rregullt, pasi drejtësinë në Kosovë ende e ka në dorë klani “Pronto”.

“Si mos te lirohet ai kur klani “Pronto” i ka në dorë drejtësinë dhe mekanizmat tjerë. Natyrisht se Albini është i sfiduar nga kapësit e shtetit, dhe s’do e ketë fare të lehtë. Duhet shumë punë për të çkapur shtetin”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Disidenti.net

Tentim vrasje në Istog, theret me thikë një person – dy të arrestuar

Disidenti.net

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net