Disidenti
Sport

Albina Rugova e gatshme për ndeshjet e Kosovës, pret përkrahje të madhe nga qytetarët istogas

0Shares

Aloja e Kombëtares së Kosovës, Albina Rugova, ka sanuar një lëndim të rëndë që e ka mbajtur jashtë për një kohë të gjatë. Ajo kishte lënduar gjurin, por është paraqitur në ndeshjet e fundit të Istogut.

Rugova ndjehet plotësisht e gatshme për ndeshjet që Kombëtarja jonë i luan me Ishujt Faroe, muajin tjetër. Rugova është krenare që dy ndeshjet do të luhen në qytetin e saj, në Istog.

Në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023, Kosova luan ndaj Ishujve Faroe më 3 dhe 5 nëntor. Grumbullimi i Kombëtares së Kosovës bëhet të martën (nesër).
“Është hera e parë që Kosova zhvillon ndeshje në Istog. Qytetarët e Istogut janë sportdashës, dinë të krijojnë atmosferë të veçantë dhe jam e sigurt se kështu do të jetë në dy ndeshjet me Ishujt Faroe”, ka thënë Albina Rugova. Ajo ka folur edhe për periudhën e vështirë që e ka kaluar.

“Për mua ishte një vit i vështirë sepse nuk pata mundësi të ndihmoj skuadrën në ndeshjet e Kupës Evropiane. Kam punuar shumë që të jem e gatshme për Kosovën. Kombëtarja është nder dhe krenari. Tani ndihem shumë e gatshme të ndihmoj Kombëtaren e Kosovës dhe shpresoj të arrijë këtë”, ka theksuar kapitenja e skuadrës së Istogut.
Ajo ka bërë thirrje që palestra në Istog të mbushet me shikues. Madje nuk dyshon në këtë. “Pres përkrahje të madhe nga qyteti dhe bashkëvendasit e mi për Kombëtaren e Kosovës. Është ndeshje historike dhe Istogu do ta dëshmojë edhe njëherë mikpritjen tradicionale për mysafiret, por edhe përkrahjen e veçantë për Kombëtaren tonë. Për mua do të jetë ndjenjë e veçantë të luaj për Kombëtaren para bashkëvendasve të mi.
Po emocionohem vetëm duke e menduar këtë”, thotë Rugova.

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net

KËTU mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Disidenti.net

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net