Disidenti
Lajme

“Albin, ne jemi me ta dhanë votën edhe për mandatin tjetër!”

0Shares

“Aktori dhe shkrimtari shqiptar Çun Lajçi, ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën në veri.

Lajçi përmes një postimi në facebook, e ka komentuar deklaratën e Ramush Haradinajt, për të cilin thotë se ndoshta nuk i bjen shkelm fjalës së tij brenda natës.

Ai ka folur edhe për Edi Ramën që sipas tij,i foli mirë Spanjës, pavarësisht “atij, kijet ia ngrehin parmendën kah Serbia!”

Ndërsa për kryeministrin Albin Kurti thotë se nuk kemi nevojë me mësue pasi që i kallxon Amerika se si me veprua me Serbinë.

Aktori shqiptar thotë se është për t’ia dhënë votën edhe mandatin tjetër nëse nuk bie ndesh me presidentin amerikan Joe Biden.

Postimi i plotë:

S’flas ma. Tung!

Prandaj s’ta ha hakun kur flet drejt, se jam Çun, e mendoj me kokën time. Prandaj t’randoj me fjalë kur e dredhon bishtin e fjala jote merr lakorën e kajtjes, se jam Çun e dy herë i bie kresë sime për me t’shkundullua njiherë ty e ata që parmendën e nxjerrin prej lavrës!

Kështu duhet t’mendoi e t’veproi nji burrshtetas që e don atdheun, kur asht n’pytje kufini dhe e drejta e popullit në zbatim të ligjit!

Po Ramush, kështu flet burri opozitar, pavarësisht e don apo të duen, e urrenë apo t’urrenë kundërshtari, se n’pytje asht diniteti i popullit e siguria e shtetit!

Veç, mos i bje shkelm fjalës tande, mbrenda natës!

Dhe

Ta kam rigjanë, kallxoi atij deputetit tand (që po e luen kipcin e M.Bakallit), se s’asht popullizëm me zbatua të drejtën e reciprocitetit, se s’ishte taman me qëndrimin tand!

Albin!

S’kemi nevojë me t’msue ma, se t’kallxon Amerika, kur duhet e si duhet me veprua me Serbinë, ne jemi me ta dhanë votën edhe për mandatin tjetër, nëse nuk bjen ndesh me babën Biden!

Sot edhe Edi Rama i foli mirë Spanjes, e t’mirës duhet me i thanë “punë e marë” pavarësisht se atij, kijet ia ngrehin parmendën kah Serbia!

S’flas ma. Tung!”

Prishtinë, 01.08.2022

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Disidenti.net

Tentim vrasje në Istog, theret me thikë një person – dy të arrestuar

Disidenti.net

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net