Disidenti
Lajme

Albin Kurti uron Lumir Abdixhikun, i kërkon bashkëpunim

0Shares

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendsoje, Albin Kurti uron kryetarin e zgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhikun për fitoren në garën për të parin e partisë.

Kurti thotë se është interes i qytetarëve bashkëpunimi mes pozitës dhe opozitës.

“Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

 Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.
Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.
Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.
Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë.

Fondacioni Golden Eagle bën thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës, ndanë 30,000 euro

Disidenti.net

Mirena: Afrim Bunjaku, që sot ra në detyrë, shteti nuk i ka garantuar as sigurim shëndetësor, as sigurim jetësor, e Qeveria ua ka hequr edhe shtesat për rrezikshmëri në punë

Disidenti.net

“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik

Disidenti.net
Disidenti

Albin Kurti uron Lumir Abdixhikun, i kërkon bashkëpunim