Disidenti
Lajme

Albin Kurti mbledh LVV-në, diskutohet për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka njoftuar se dje kanë mbajtur një mbledhje të qendrave të saj.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, LVV ka thënë se në mbledhje kanë diskutuar për disa çështje, teksa kanë ritheksuar domosdoshmërinë e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje.

“U diskutua po ashtu edhe për ecurinë e zgjedhjeve të 14 shkurtit, për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i shtabeve lokale në Qendrat tona gjithandej Kosovës por dhe në Qendrat tona në Mërgatë për arritjen e këtij rezultati. Në këtë takim virtual u theksua domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit për zgjedhje, ndryshim ky i cili do ua mundësonte qytetarëve tanë të cilët jetojnë jashtë vendit votimin në ambasada e konsulata. Kjo veçanërisht marrë parasyshë pengesat e mëdha të cilat po ua pamundësojnë shumë qytetarëve realizimin e një të drejte themeltare demokratike, atë të votimit.”, thuhet në njoftim.

Tutje, LVV thotë se kanë folur edhe për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

“Ndryshimit të madh që ndodhi përmes referendumit gjithpopullor në nivelin nacional, në vjeshtën e këtij viti do t’i bashkërendohet edhe fitorja masive në komunat e Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë, përveçse e nevojshme, është edhe e domosdoshme për t’u kompletuar ndryshimi i gjithmbarshëm.”, njofton LVV.

“As sot as mas zgjedhjeve”, AAK-ja me vijë të kuqe për LVV-në

Disidenti.net

Hajnat në Gjakovë vjedhin pajisjet e makinave për shtrimin e asfaltit të kompanisë “Benita”, dëmi rreth 15 mijë euro

Disidenti.net

Kraki “shpërthen” ndaj Escobar e Lajçakut: S’janë Amerika e Evropa, Kosova nuk është as Sudan, e as Libi që me i vendos sanksione

Disidenti.net
Disidenti

Albin Kurti mbledh LVV-në, diskutohet për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje