Gazetari dhe analisti politik, Xhevdet Pozhari ka reaguar pas deklaratës së Josep Borrelit, i cili tha se forcat e Eulex, kanë qenë të angazhuara për arrestimin e Presidentit Thaçi.
Pas kësaj deklarata kishte reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se këto janë gënjeshtra, pasi Thaçi u dorëzua vetë, pa pasur nevojë për arrestim.
E për këtë deklaratë Pozhari ka goditur opozitën.
Sipas tj, kjo përplasje ndërmjet lehtësuesit të dialogut Kosovë-Serbi, dhe eksponentëve të PDK-së, është për të mirën e partisë, në të cilën këta të fundit bëjnë pjesë.
Pozhari në reagimin e tij thotë Kurti ja “çjerri” maskën Borellit.
Postimi i plotë i Xhevdet Pozharit:
Javë më parë, Albin Kurti ia çjerri maskën Borrellit duke thënë se ai veç neutral nuk është në raport me Kosovën. Se ka pasur keqinterpretim të bisedave në tavolinën e bisedimeve dhe kërkoi korrigjimin e tyre.
Çuditërisht, opozita u vu përkrah Borrellit me pretekstin për të sulmuar Kurtin!
Sot PDK-ja, me të drejtë, qenka skandalizuar me deklarimet e Borrellit të shtrembëruara për Hashim Thaçin.
1. Se janë të vonshëm. Shumë të vonshëm për të kuptuar momentumet politike. Janë shumë të nënshtruar dhe me hipoteka për t’iu kundërvënë padrejtësive.
2. Ma shumë sesa për fatin e Kosovës, janë të brengosur për fatin e Hashim Thaçit. Ose me pak fjalë, për fatin partiak.
Kjo i dallon në thelb nga Albin Kurti i cili është i parakohshëm, nuk ngurron të ballafaqohet me ndërkombëtarë kur ka tentativë për deformim të argumenteve, si dhe më shumë sesa për fatin e tij politik, mendon për të ardhmen e vendit.