Disidenti
Lajme

Albin Kurti doli nga banesa në shtëpi për siguri, ia kërkoi Policia

0Shares
Kryeministri Albin Kurti e ka ndërruar vendbanimin. Raportohet se është shpërngulur në një shtëpi në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë, pronar i së cilës është Blerim Zagragja

E vendimi për ndërrim të vendbanimit e zgjerimi i tij pas marrjes së pozitës së kryeministrit, u komentua e kritikua nga oponentët politik e nga partia u tha se u bë për arsyeje sigurie.

Portali ‘Syri Kosova‘, me burime të tij raporton se Kryeministri Kurti, vendimin për të ndërruar vendbanim nuk është se e bëri me vetëdëshirë.

Kjo pasi ai me të kuptuar se mund të jetë kryeministër i vendit, ishte sugjeruar nga Policia e Kosovës që të ndërroi lokacion, shkaku i sigurisë.

“Kurti nga marrja e rekomandimeve nga personeli i PK-së dhe bazuar në protokollin e sigurisë është vendosur në një hapësirë të re të banimit më shumë se 2 muaj”, shkruan Syri Kosova.

Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Drizan Shala, tha për këtë medium se në rastin e Kurtit është respektuar protokolli i sigurisë.

Sipas tij, sigurimi i një personaliteti në banim kolektiv është tejet i vështirë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net