Disidenti
Lajme

Alarmon Jusuf Azemi: Këtë vit pritet që nga Kosova të largohen deri në 150 mijë puntorë

0Shares

Kryetari i Sindikates se sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi thotë se të gjithë sektoret janë të rrezikuar nga mungesa e puntorëve.

“Realisht të gjithë sektorët që janë prezentë në Kosovë janë të rrezikuar nga mungesa e punëtorëve të sektorit private. Ndërtimtaria do të ketë një sfidë më të madhe pasi që në ndërtimtari kërkohet punë me njerzë te kualifikuar dhe ketë kualifikim nuk mund ta mbulojë asnjë person tjtër. Ndërsa në gastronomi është shumë normal që kërkon njerzë të kualifikuar, por këtu po mbulohen njerëzit e kualifikuar me njerzë të pakualifikuar. Definitivisht ndërtimtaria është më e rrezikuar se sa të gjithë tjerët”, tha Azemi.

Azemi tutje ka dhënë shifrat e numrit të punëtorve që janë larguar, kështu duke nisur nga viti 2021 ku thotë se janë larguar 42 mijë e 760 punëtor, ndërsa 2023 me 62 mijë punëtorë më pak.

Ai paralajmëron se në këtë vit ky numër do të arrijë deri në 150 mijë punëtorë që do të ikin.

“Numri i punëtorve që janë larguar në veçanti në vitin 2021 i kemi pasur 42,760 punëtorë, në vitin 2023 kemi pasur rreth 62,000 , dhe fatkeqësisht këtë vit pritet që ky numër të arrijë deri në 150,000. Shifrat asnjëherë nuk mund të jenë krejt të detajizuar,  por megjithatë në bazë të parametrave që kemi, minimumi do të jetë shifra 140,000 deri në 150,000 puntorë që do të lënë Kosovën gjatë këtij viti”, tha ai.

“Unë mendoj që është normale që mbi 80% të ikjes punëtore mos të themi dhe 90%  janë nga sektori privatë,  por megjithatë ikje nga Kosova do të ketë edhe  sektori  mbulonë me rreth 10% “, tha Azemi për GazetaBlic.

“Kam me ta bo ma zi se atij që u vra”/ Burri raporton në Polici se ish gruaja e ka rrahur dhe e ka kërcënuar

Disidenti.net

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net