Aktori Jeton Zogjiani i ka reaguar kolegut të tij Çun Lajçi pas një postimi ku ai ka hedhur kritika ndaj njerëzve që thirren në sloganin “Liria ka emër”.
Lajçi në një shkrim në Facebook, ka akuzuar opozitën duke thënë se “Liria ka emën” vetëm kur Ju i leni interesat e lakmia e vetme bahet atdheu!”.
Por, aktori Zogjiani i ka thënë Lajçit, se vërtet, liria ka emër, e qe besa edhe mbiemër, por ajo nuk identifikohet kurrë me emrin e tij.
Ai ka thënë se Lajçi në paraqitjet e tij me plis nëpër Evropë i ka bërë me pagesë të majme. Madje sipas Zogjanit, Lajçi ka marrë para edhe për poezitë për dëshmorët, shkruan Demokracia.com.
“Por, me emrin tende liria jone nuk identifikohet, kurr! Edhe plisin me dhe kur e ke mbush ne per Evrope, edhe aty je pagu, pagese te mire. Poezite per deshmoret, edhe aty je pagu. Boll u zvarrite! Boll!
Pusho, shijo pleqërine! Aktori Çun Lajçi, ka hedhur kritika ndaj opozitës, konkretisht ndaj atyre që thirren në sloganin “Liria ka emër”.”, ka shkruar Zogjani në Facebook.
ajçi ka shkruar shpesh ish pushtetarët kanë bërë pazare me kriminelë.
Lajçi ka përqeshur edhe nofkat që kishin ish-ushtarët e UÇK-së, duke pyetur se ku janë tash kur KFOR-i po shqyrton kërkesën e Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave në Kosovë.
“Ku mbeti tash ajo “Liria ka emën”? Ku mbeti “daja, tigri, shqiponja, rambo, drini, gjarpni” tani kur KFOR shqyrton kthimin e kriminelëve n’vendin e krimit?”, ka shkruar ai.
“Kuj i thoni:Ti e ktheve Serbinë kur të gjithë keni hangër ne nji sahan me ta dhe e keni ngulë nga nji gur ku s’duhet!”, ka shkruar ai ndër të tjera.
“Edhe zorrët n’bark ua dimë edhe andërrat, ndaj kot e keni t’na shisni dushk për gogëla, po bahuni gati me i përforcua hujt e lirisë, se u kalbën n’rrenat tueja e KFOR e mori vesh se sa besnik jeni ndaj atdheut, prandaj luen me neve tue shqyrtua kthimin e ushtrisë Serbe n’vendin e krimit! “Liria ka emën” vetëm kur Ju i leni interesat përsonale e lakmia e vetme bahet atdheu!”, përfundon Lajçi.