Disidenti
Lajme

Aksioni ironizues i PSD-së: Tregojnë a ka votuar kryeministri Kurti në “referendumin” për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

0Shares

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka nisur një akivitet ironizues ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Nga PSD thonë se për ta bërë këtë, ata janë inspiruar e motivuar nga deklarimet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëpërmjet një referendumi paqësor e demokratik, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë, zyrtari i lartë i PSD-së, Nol Nushi ka thënë se po presin nga Kurti të dalë e të votojë në këtë referendum, e pastaj ata do të shkojnë edhe tek qytetarët për t’i pyetur.

“Po besoj që kjo është prej aktiviteteve më të vetkuptueshme që e kemi bërë si Parti Socialdemokrate. Qysh po e shihni, kemi vendosur mrapa një pikë votimi ku mund të votohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kjo është nisur nga deklaratat e fundit të kryeministrit Kurtit i cili thoshte se do të votonte pro nëse do të kishte një referendum demokratik e paqësor. Unë besoj që referendum më paqësor e më demokratik se kaq nuk mund të ketë. Ne po presim nga kryeministri Kurti të dalë nga zyrja e tij dhe të vijë e ta nënshkruaj atë që ka thënë se do ta bëjë.”, tha Nushi.

Më tutje, Nushi ka vazhduar të ironizojë duke thënë se ia kanë bërë më të lehtë duke u afruar te qeveria.

“Ne e dimë që z.Kurti i ka 700 punë, por nuk besojmë që ka punë më të rëndësishme sesa të votojë për bashkim kombëtar. Këtë ja kemi kryer edhe punën logjistike, nuk ka nevojë ta angazhojë as KQZ-në as mekanizma tjerë shtetëror për këtë referendum, pyetja është e thjeshtë, voton me po ose jo, dhe ne e dimë që z.Kurti voton po, por nuk ja kanë dhënë mundësinë. Na mundësinë sot u kujdesëm me ia ofru dhe e vendosëm këtu afër qeverisë që mos me pasë nevojë me i dhezë 24 gjipat e blindum dhe me ba panikë nëpër qytet. Kështu që veç del shpejt e nënshkrun, e fut këtë fletvotimin në kuti dhe besoj atëherë e kryn atë obligimin që ia ka dhënë edhe vetit edhe ua ka premtu qytetarëve. Kjo pikë votimi është veç për z.Kurtin, kur te kryen ai votimin, po pres me i kry edhe qytetarët tjerë”, tha Nushi.

“Fletvotimin e ka këtu, stilografin mundet edhe me të tijin edhe me tonin, vota është e vetme me cilindo stilograf”, tha Nushi.

Kurti ende nuk ka dalur nga qeveria për t’iu përgjigjur thirrjes së Partisë Socialdemokrate. /Lajmi.net/ 

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net