Disidenti
Lajme

Aksioni i bujshëm – dy villat e vëllezërve të Hashim Thaçit u sekuestruan nga prokurori Rasim Maloku

0Shares

Aksioni i bujshëm i sekuestrimit të villave në Brezovicë ka përfshirë edhe dy vëllezërit biznesmenë të ish-presidentit Hashim Thaçi. Secili ka nga një villë të ndërtuar në ketë zonë turistike.

Por, prej datës 11 tetor nuk mund t’i shfrytëzojnë më.

Me vendim të prokurorit Rasim Maloku, villat e tyre janë sekuestruar nga shteti, shkruan Gazeta Insajderi.

Prokurori Rasim Maloku sekuestroi villën e Enver Hoxhajt në Brevovicë

Dy vëllezërit e ish-kryeministrit e ish-presidentit Hashim Thaçi merren kohë të gjate me biznes. Pas vitit 2008 e tutje.

Nazmiu është i përfshirë në biznesin fitimprurës të guroreve. Drejton biznesin “Geo Mineral”, që ka një gurëthyes të madh në fshatin Aztrazub të Malishevës.

Ndërkaq Blerimi merret me biznesin e ndërtimeve. Drejton biznesin “Ilira Builiding”, që ka në pronësi komplekse banesore me çmime tejet të larta në treg, shkruan Gazeta Insajderi.

Vikend-shtëpizat e ndërtuara ilegalisht në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri” u sekuestruan javën që shkoi. Atyre iu ngjitën shiritat i Policisë dhe iu ndaluan punimet. Pronarët e tyre do të njofton për sekuestrimin e tyre.

Prokurori i operacionit “Brezovica”, Rasim Maloku, në një intervistë për Gazetën Insajderi tha se janë në pritje të vendimit të Gjykatës për rrënimin e tyre.

“Ne do të paraqesim kërkesën tek gjykata për rrënimin e tyre. Është vendimi përfundimtar i gjykatës që me i rrënu këto objekte, është çështje ligjore dhe besojmë që edhe gjykata do të marr vendim për rrënimin e tyre”, tha Maloku.

Maloku tregoi për aksionin e ndërmarr dje në këtë zonë.“Është duke vazhduar aksioni në rastin “Brezovica”. Jemi duke bërë sekuestrimin e të gjitha Vikend- shtëpizave që gjenden të ndërtuara në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri”, ku është i ndaluar ndërtimi  por për shkak të veprimit korruptive të zyrtarëve është ndërtuar edhe në këtë zonë dhe tani pas një inspektimi qe kemi bërë muajin e kaluar jemi duke bërë sekuestrimin e objekteve”.

Ndonëse nuk i bëri të ditur me emra, Maloku tha se pronarët e këtyre villave janë personat që po hetohen nga prokuroria. Disa nga ta janë në paraburgim e disa me masa të tjera.“Disa nga të dyshuari janë nën hetim disa janë në paraburgim e disa në masa te tjera. Vikend-shtëpizat e sekuestruara që janë rreth 80, disa nga to ishin në fazën fillestare të ndërtimit, disa në përfundim e disa të përfunduara. Rreth 80 vikend shtëpiza do të sekuestrohen. Disa janë në fazën fillestare disa janë të përfunduara e disa në përfundim. Kjo është kurorëzim i të gjitha aksioneve, efekti të gjitha operacioneve janë sekuestrimi i këtyre villave”.

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net