Siç raporton mediumi serb Kossev, njësitë policore po qëndrojnë në fshatrat Osjanë e Gorazhdevc.

Raportohet se ky është vazhdim i aksionit të nisur ditë më parë në disa komuna të tjera, përfshirë atë të Dragashit, ku ishin mbyllur disa objekte që shfrytëzoheshin si komunë paralele në Rapqë e Vranishtë të kësaj komune.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.