Disidenti
Lajme

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një grua dhe katër persona të lënduar

0Shares

Një grua ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë humbur jetën sonte në një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:45 në Autostradën “Ibrahim Rugova” në hyrje-daljen Mazgit- Fushë Kosovë.

Rastin tragjik e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxhaj, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femër) ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas zëdhënësit, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të Policisë së Kosovës dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet”, ka thënë Hoxhaj.

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Disidenti.net

Tentim vrasje në Istog, theret me thikë një person – dy të arrestuar

Disidenti.net

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net