Institucioni më i lartë i shkencës dhe arteve në Kosovës e ka komentuar edhe figurën e Hashim Thaçit, njërit nga politikanët më të rëndësishëm të Kosovës në dy dekadat e kaluara.
Në analizën e tyre 39-faqëshe, përveç akuzave për korrupsion e qeverisje autokratike, AShAK-u ka dhënë edhe një interpretim krejtësisht konspiracionist e skandaloz.
Në nëntitullin “Ideja për ndarjen e Kosovës”, AShAK-ut vlerëson se ideja e ndarjes së Kosovës është ide e nacionalizmit serb dhe dishepujve të saj më të spikatur si Çubriloviq dhe Qosiq. Në një formë indirekte, AShAK-u akuzon Thaçin se e brendësoi idenë serbe të ndarjes së Kosovës, duke shkruar se Thaçi, herë si kryeminsitër e herë si president, e futi “në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale”.
pas themelimit të Gjykatës Speciale më 1 shtator 2016 dhe pas përfshirjes në mandatin e saj të krimeve të kryera gjatë periudhës së Qeverisë së Përkohshme, në dialogun me Serbinë dhe në raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkomëbtare, u krijua një rrethanë krejtësisht ndryshe: Hashim Thaçi, herë si kryeministër dhe herë si president, futi në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale, qoftë duke bërë marrëveshje të fshehta me Serbinë, qoftë duke pretenduar një amnisti si “mirënjohje botërore”, për arritjet e tij në promovimin e paqes midis dy popujve.”– shkruan AShAK-u, në një gjuhë që i ngjan shumë narracionit të kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Duke e cilësuar si qeverisje autokratike, AShAK-u vlerëson se shumë “kancelari diplomatike perëndimore” u munduan ta zgjidhnin shpejtë “çështjen e Kosovës”.
“Pra, pasi u kuptua se Thaçi mund të ishte objekt i Gjykatës Speciale, u intensifikuan edhe ecejaket emisarëve “diplomatikë”, të cilët filluan të lëviznin me një shpejtësi të jashtëzakonshme në prapaskenat e qendrave politike vendimmarrëse, pothuajse në të gjitha shtetet që mund të kishin ndikim në këtë zhvillim. Impenjimin e madh të Thaçit dhe natyrën e tij autokratike të sundimit në Kosovë, disa kancelari diplomatike perëndimore e panë si “mundësi të artë” për një zgjidhje të shpejtë të “çështjes së Kosovës”, kështu që në prapaskena i dhanë mbështetje idesë së tij, duke përdorur një frazë të këtillë: nëse palët pajtohen për një zgjidhje qoftë edhe përmes ndarjes, ne nuk kemi arsye të mos e mbështesim një zgjidhje të tillë.” – shkruhet në analizën e AShAK-ut.