Këtë e ka bërë të dituar kryetari i Qendrës se Lëvizjes Vetëvendosje në Istog Agron Avdijaj pas takimit që pati me zv.Ministren e MKRS Daulina Osmani.
Postimi i plotë i tij:
Sot, së bashku me përfaqësuesit e Klubit Futbollistik “Onix” takuam zv. Ministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Daulina Osmani për të diskutuar lidhur me projektin e “Qendrës Sportive” për të cilen po planifikohet të investohet në Istog.
Zhvillimi i infrastrukturës sportive është kusht elementar për të rinjët tanë. Potenciali i tyre kërkon vëmendjen e shtetit për të krijuar kushtet për zhvillim sepse suksesi i tyre është suksesi i shtetit tonë.
Qeveria në nivel qendror dhe ajo në nivel lokal duhet të bashkërendojnë veprimet dhe ofrojnë mundësitë më të mira për t’i inkurajuar investimet e tilla.
Me këtë rast falenderojmë edhe z. Lutz Figge nga Gjermania i cili është në përgatitje e sipër që të investoj në këtë projekt që ka për qëllim sigurimin e kushteve moderne për aktivitetet sportive.
Projekti është në fazen ideore dhe vlera e tij parashihet të jetë afër 8 milion euro.