Pas dështimit në zgjedhjet lokale, anëtarët e degës së LDK-së në Podujevë, kanë dalur kundër kryetarit të tyre Agim Veliu. Në kuvendin për të parin e parties, që është zhvilluar të dielën, kjo degë me shumicë kanë votuar kundër udhëzimeve nga Veliu.

Insajderi merr vesh se nga 29 anëtarë me të drejtë vote nga kjo degë, mbi 20 kanë votuar për Lumir Abdixhikun e jo siç i kishte udhëzuar Agim Veliu të votonin pro Lutfi Hazirit.

Pas këtyre zhvillimeve në degë, sipas burimeve të Gazetës Insajderi, Agim Veliu ka shkarkuar shoferin e tij, me arsyetimin se ka lobuar për t`u votuar Lumir Abixhiku në kundërshtim me udhëzimet e tij.

“Vetem 6 anëtar kanë votuar pro Lutës siç i ka udhëzuar Agimi, të tjerët pro Lumirit siç kanë qenë të bindur anëtarët dhe shoferi i tij, Nuhi Imeri. Një ditë pas kuvendit Agimi e ka shkarku shoferin me arsyetimin se ka punu prapa shpinës së tij”, ka thënë ky burim për Insajderin.

Nuhi Imeri, ka qenë shofer i Agim Veliut që nga paslufta, shkruan Insajderi.

Në zgjedhjet lokale të nëntorit 2020, Lidhja Demokratike e Kosovës e humbi komunën e Podujevës pa balotazh nga Lëvizja Vetëvendosje. Humbje të madhe ka pësuar në zgjedhjet e 14 shkurtit edhe Agim Veliu. Ai ka arritur të siguroj më pak se 6 mijë vota.