Disidenti
Lajme

Afatet kushtetuese drejt fundit/Kandidati konsensual për president, iu drejtohet me një letër zyrave të QUINT-it

0Shares

Kandidat tashmë i njohur për president të vendit Nehat Idrizi, u është drejtuar me një letër informuese zyrave ndërkombëtare të akredituara në Prishtinë, ose ambasadorëve të pesë shteteve kryesore, shkruan Syri.net Kosova.

Madje Idrizi, dje, ai u kishte shkruar edhe deputetëve të Kuuvendit.

Në letrën e tij specifike, Idrizi ka shprehur brengën e tij mbi atë se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit janë afër përfundimit, dhe këtë konstatim, ai e ka mbështetur në Kushtetutën e vendit.

Sipas nenit 86 parag.2 të Kushtetutës, përkufizohet taksatisht çështja se, “zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.”

Duke iu referuar situatës aktuale, Idrizi ka nënvizuar faktin se zhvillimet e fundit politike në vend, debatet dhe qëndrimet e disa faktorëve relevantë, e kanë afirmuar dhe fuqizuar gjithnjë e më shumë synimin e tyre për zgjedhjen e një presidenti jashtë partiak i cili, do të jetë faktor i unitetit.

“Për mendimin tim, ka shkruar në letrën e tij Idrizi, ky synim është objektiv dhe realiste, dhe se kjo nuk po ndodh s’i precedent apo detyrim, por për shkak të rolit dhe të integritetit që ka figura e Presidentit”

“Unë s’i kandidatë për këtë post, vlerësoj se deri më tani nuk është bërë ndonjë lëvizje e duhur konkrete për zgjedhjen e Presidentit. Jemi në afatet e fundit dhe, pas datës 5 prill, zgjedhja e presidentit mund të jetë jo kushtetuese. Vendi, mund të hyjë në një krizë të re politike me pasoja të pariparueshme që tashmë, nuk do të mund ta përkufizonim vetëm ‘s’i një krizë e ardhshme zgjedhore – konstitucionale’. Pasojat, do të shfaqen dhe do të kenë impakte negative ( për shoqërinë dhe vendin), edhe në shumë fusha të tjera”, ka vlerësuar ndër të tjera në letrën e tij Idrizi.

Në fund, Idrizi ua ka bërë me dije ambasadave të Quntit se, s’i kandidat konsensual që është, ka  besim që institucionet do t’i respektojnë afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe se, bashkërisht, do të punojnë për shmangien e çfarëdo krize eventuale në këtë drejtim.

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net

‘Të priftë e mbara, Kryeministër’: Krasniqi zyrtarizon kandidaturën e Bedri Hamzës

Disidenti.net

PDK propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Disidenti.net