Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës, lider i ndjerë i LDK-së e president i Kosovës, ka përkujtuar ish-shefin e tij.
Madje, ai një gjë të tillë e ka bërë dje, në një vizitë në shtëpinë e Rugovës, e cila ka shërbyer si seli e Presidencës së Kosovës gjatë viteve 90-ta.
Por, ajo që ra në sy ishte mbishkrimi i çuditshëm që Merovci bëri në fotografinë e postuar në profilin e tij.
“Dje në Velani, në dializë të shpirtit!” – shkroi ai.
Kujtojmë që dializa në mjekësi është procesi i pastrimit të gjakut nga lëndët e dëmshme.
Megjithatë, Nacionale e ka të pamundur të konstatojë nëse vizita tek shtëpia e ish-presidentit Rugova e ka “pastruar” shpirtin e z. Merovcit.