Disidenti
Lajme

“Abrashi e Rugova komunikuan me ne sa për sy e faqe”

0Shares

Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, ka pasur kritika ndaj strukturave organizative të këtij subjekti në Kosovë, lidhur me mbarëvajtjen e procesit të brendshëm zgjedhor i cili është paraparë të mbahet këtë të diele.

Ai ka thënë se janë Arban Abrashi e Haki Rugova, të cilët nuk i mbanë të informuar siç duhet degën e LDK-së në mërgatë, por komunikuan me ta siç tha ai ‘’sa për sy e faqe’’, njofton Klan Kosova.

”Për komunikim me degë jashtë, janë dy koordinatorë dhe sekretari i përgjithshëm. Këtu çalon problemi pse kemi raporte të mira me anëtarët e kryesisë, dhe kanë një mirëkuptim dhe simpati për qëndrimin tonë, karshi sjelljeve dhe qëndrimeve që kemi mbajtur ndaj tyre”.

”Po, sigurisht që barra kryesore bie Arbanin dhe dy koordinatorët që janë kryetari i Istogut, Haki Rugova dhe Sali Morina, që janë dy koordinatorë për mërgatë që në fakt ne kemi kërkuar që të jetë një koordinator nga mërgata që komunikon me qendrën në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e njeh problematikën e mërgatës”.

”Ka qenë një vizitë e tyre këtu ku kanë marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor, por nuk janë të mjaftueshme për një degë të Gjermanisë, degës më të organizuar në mërgatë. Duhet të jenë komunikimet më të shpeshta, duhet të jenë informimi dhe ftesa për takimet në Prishtinë atje, por jo një komunikim formal sa për sy e faqe për të thënë se ”kemi bashkëpunim”, sa për një klientelë votash atje, kjo është e papranueshme”, ka deklaruar ai.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net