Disidenti
Sport

Abdixhiku takon Edon Zhegrovën në Paris, merr dhuratë fanellën e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar në Paris lojtarin e Kombëtares së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka bërë me dije se Zhegrova i ka dhuruar atij fanellën e tij të ekipit francez Lille.

“I nderuar shumë nga pritja e Edon Zhegrovës sonte në Paris; një djalë i jashtëzakonshëm. Mora dhe një dhuratë të çmueshme nga ai.  Paraqitjet e tij në Lille këtë vit janë impresive. Rafael Leao, Victor Osimhen, Eden Hazard, Gabriel Magalhaes e Mike Maignan – të gjithë këta e të tjerë plot, kanë shpërthyer në skenën botërore pikërisht nga klubi i tanishëm i tij. Edoni është mu në këtë trajektore tani. E ardhmja e tij është e ndritshme. E ardhmja e Kosovës është e sigurtë me të”, shkroi ai.

 

Ndër prioritetet e Real Madridit në verë, transferimi i sulmuesit të Arsenalit

Disidenti.net

Jakaj për boksierin serb që e rrahu: I tregova se kush jemi duke e kthyer në Beograd me sy të ënjtur

Disidenti.net

Ylli i Real Madridit vazhdon me zanatin e vjetër, bën iftar me tri hurme

Disidenti.net
Disidenti

Abdixhiku takon Edon Zhegrovën në Paris, merr dhuratë fanellën e tij