Disidenti
Lajme

Abdixhiku shpalos 50 zotimet e tjera: Rritje ekonomike 4-5% në vit dhe rritje e koeficientit deri në 135 euro

0Shares

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pjesën e dytë të 50 zotimeve në kuadër të programit “Rruga e Re”.

Në mesin e këtyre zotimeve, është edhe ai për rritjen e koeficientit të pagës minimale. Abdixhiku ka premtuar vlerë të koeficientit 125 euro në vitin e parë dhe 135 euro në vitin e katërt, si dhe rritje ekonomike 4-5 përqind në vit.

Pjesë e këtij programi janë edhe ndërtimi i pesë stadiumeve rajonale, në vlerë 60 milionë euro. Ai ka premtuar edhe digjitalizimin e administratës publike me mbi 100 e-shërbime.

Zotim tjetër është edhe heqja e  TVSH’së për të gjitha produktet bazike. Në kuadër të këtij programi të LDK’së, parashihet që kodimi të futet si lëndë obligative.

Aty parashihet edhe angazhimi i 200 inspektorëve të punës, si dhe privatizimi i Telekomit dhe liberalizimi i tregut.

Poashtu parashihet edhe themelimi i Ministrisë së Teknologjisë, si dhe rithemelimi i Ministrisë së Administratës Publike.

Këto dhe premtime të tjera, Abdixhiku ka thënë se do të shpalosen në Konventën e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës.


“Këto, vlerat e orientimet themelore, do t’i shpalosim në Konventën e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe nga aty në çdo komunikim pas. Kemi një program të detajuar, të bëshëm e zhvillimor. Një që i përgjigjet sfidave dhe krizave të kohës. Një që na nxjerrë nga ngufatja e tanishme e zymtësia mbytëse”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

PJESA E DYTË e 100 projekteve dhe zotimeve kryesore të ‘Rrugës së Re’. Ju faleminderit për gjithë interesin e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj pjesës së parë.

Këto, vlerat e orientimet themelore, do t’i shpalosim në Konventën e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe nga aty në çdo komunikim pas. Kemi një program të detajuar, të bëshëm e zhvillimor. Një që i përgjigjet sfidave dhe krizave të kohës. Një që na nxjerrë nga ngufatja e tanishme e zymtësia mbytëse.

Le të flasim për të ardhmen. Ajo është e ndritshme. ‘Rruga e Re’ na shpie atje. Ne kemi gjetur rrugën përpara; është koha ta bëjmë të njëjtën së bashku.

#rrugaere

 

Detajet e reja: Naimi këmbënguli që të vritej atë ditë, sepse Liridona do tregonte sekretet e tij

Disidenti.net

Burri i Shkurte Fejzës u godit nga një veturë, Policia jep detajet e fundit

Disidenti.net

Sistemi i Perëndimit së shpejti edhe në Kosovë, e kthen shishen, i merr paratë

Disidenti.net