Disidenti
Lajme

Abdixhiku i prerë: Osmanin nuk e votojmë, s’duam president partiak sikur Thaçi

0Shares

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk do jenë pjesë e kësaj Qeverie dhe nuk do e votojnë Vjosa Osmanin për presidente, shkruan Indeksonline.

Abdixhiku u shpreh se sa të jetë ai kryetar, LDK do të mbetet në opozitë.

“LDK nuk do jetë pjesë e qeverisë, sa jam une  kryetar, LDK nuk do të jetë në qeveri, do të jem opozitë, do te merrem me rikthimin e LDK-së, në korigjimin e gabimeve që kemi pasë duke synuar ruajtjen e nivelit demokratik në vend”.

Ai foli edhe për cështjen e presidentit, teksa u shpreh që Vjosa Osmanin nuk do e votojnë për presidente

Sipas tij, president partiak kemi pasur Hashim Thacin, e nuk duan të bëjnë të njëjtën gjë me Osmanin.

“Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur, kërkojmë që pozita të jetë e pavarur dhe partiake. Kemi pasur president partiak sikurse Thacit, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, tha ai te Syri.

‘Pse u lejuan terroristët të ikin?’, Çeku: Dikush ndërmjetësoi

Disidenti.net

Avokati Halilaj, ka një mesazh për familjen e heroit Bunjaku: Mos i pranoni për ngushëllim ata që e mbajtën në zyrë Milan Radoiçiqin

Disidenti.net

Avokati Asdren Hoxha tensionohet kur pyetet se a është mbrojtës i të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

Disidenti.net
Disidenti

Abdixhiku i prerë: Osmanin nuk e votojmë, s’duam president partiak sikur Thaçi