Disidenti
Lajme

Abdixhiku i përgjigjet PSD-së për protestën e së shtunës: Nuk është çështje e rrugës, por e negociatave

Kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar rreth protestës që PSD-ja e ka paralajmëruar për të shtunën si shenjë kundërshtuese ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Ai la të kuptojë se një protestë të tillë nuk e mbështet partia që ai e udhëheq.
“Kjo është çështje e tavolinës negociuan, nuk është çështje e rrugës”, tha ai në Klan Kosova.

“Tani kur BE-ja dhe 27 shtete të BE-së, thonë se po e amendamentojnë kornizën integruese tuaj për BE sepse deklarimi juaj është i vlefshëm për neve sesa nënshkrimi, çka ki me bo ti?”, pyeti Abdixhiku.

Ai tregoi se diskutimet e tyre në parlament kanë qenë pjesë e opozitarizmit si subjekt politik.“Ne kemi qenë të shqetësuar sa i përket nenit 7 në Kuvendin e Kosovës. Ekziston një vullnet që me tregu një realitet paralel, me fol për populizëm”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Për shkak të pakënaqësive 40 zyrtarë dhanë dorëheqje

Disidenti.net

Parashikimi i motit për dy javët e ardhshme: Rrezik nga vërshimet apo përmbytjet e shpejta

Disidenti.net

Lutfi Haziri: Ndëshkime të reja do të ketë, amerikanët e mbajnë fjalën

Disidenti.net
Disidenti

Abdixhiku i përgjigjet PSD-së për protestën e së shtunës: Nuk është çështje e rrugës, por e negociatave