Disidenti
Lajme

AAK në konferencë për media: Të lejohet tërheqja e trustit

0Shares

Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Shemsedin Dreshaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë mbajtur një konferencë për media, duke kërkuar nga qeveria që të lejohet tërheqja e trustit dhe të rritet paga minimale.

“AAK kërkon nga shumica parlamentare që të reflektojnë seriozisht dhe të mbështesin iniciativën e tërheqjes së trustit.Trusti është kontribut i tyre dhe në rrethanat që gjendet Kosova, kjo është një gjë elementare që qeveria mund ta bëjë. Ndërkaq kategoritë që kanë më pak të hyra ta bëjnë edhe kompenzimin e tyre.Trusti nuk është dëshirë por është domosdoshmëri për ata që e kanë nevojë elementare”, tha Besnik Tahiri.

Shefi i deputetëve të AAK-së tha se partia e tij kërkon të rritet paga minimale dhe të përfshihen veteranët.

“Te paga minimale, ne kemi votuar kundër pas një diskutimi sepse ne duam që në mes të dy leximeve të ngritët paga minimale. Përcaktimi i pagës minimale për sektorin privat është bërë 250 ndërkaq ndihma nga shtetit në rastin e veteranëve është vendosur që të largohen nga kjo skemë kjo është e papranueshme”, tha Tahiri.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net