Disidenti
Lajme

A mund të vdesë njeriu nga zemërthyerja?

0Shares

Ne të gjithë kemi dëgjuar historitë e “zemërthyerve”, kur vdekja e njërit nga bashkëshortët shoqërohet me vdekjen e shpejtë të bashkëshortit tjetër. A janë këto vdekje të papritura vetëm rastësi, apo kanë një bazë mjekësore të tillë,saqë është e mundur që dikush mund të vdesë nga zemër-thyerja?

Dëshmitë e vdekjeve të shkaktuara nga emocionet, datojnë prej mijëvjeçarësh. Një studim i botuar në vitin 1959, zbuloi një rrezik të lartë të vdekshmërisë për individët e ve nën moshën 35 vjeç, me sëmundjet kardiovaskulare që janë përgjegjëse për shumë nga këto vdekje.

Një seri studimesh të ngjashme u shfaqën gjatë gjithë viteve 1960. Ndoshta më i shquari ishte një studim i vitit 1963 i botuar në “The Lancet”, që raportoi një rritje prej 40 për qind të shkallës së vdekshmërisë në 6 muajt e parë pas vdekjes së një bashkëshorti, i ndjekur nga një rikthim tek rreziku normal i vdekshmërisë në 5 vitet që pasojnë.

Një studim pasues zbuloi më vonë sëmundje kardiovaskulare, si ateroskleroza koronare, si shkakun kryesor të vdekjes tek këta individë të mbetur të ve. Autorët vunë në dukje se pikëllimi nuk rrit domosdoshmërisht mundësinë e sëmundjes kardiovaskulare, por përkundrazi mund të ketë rritur gjasat e vdekjes nga ata që janë pasues të sëmundjeve ekzistuese. Kështu, dukej sikur vdekja nga një “zemër e thyer” nuk kishte gjasa të ndodhte tek individë të shëndetshëm. Lidhja midis gjendjeve emocionale dhe funksionit kardiak dukej se po shfaqej, por mbeti e paqartë nëse ishte shkaktar ndonjë mekanizëm.

Ndërsa vdekja e Ledi Montag është një trillim, një rast krejt i ngjashëm u shfaq në “New England Journal of Medicine” në vitin 1986. Një grua 44-vjeçare përjetoi shenja klasike të një sulmi në zemër brenda 30 minutash nga lajmi i vetëvrasjes së djalit të saj.

Mjekët që e vlerësuan rastin folën për pacientë të ngjashëm, që pësuan befas sulme në zemër pas një traume emocionale, por vunë në dukje se shumica e atyre pacientëve kishin arterosklerozë në arteriet e tyre koronare. Rasti i kësaj gruaje ishte ndryshe, arteriet e saj koronare dukeshin se ishin normale, dhe EKG nuk tregoi një sulm tipik të zemrës.

Për më tepër, barkushja e saj e majtë shfaqte lëvizje tepër të pazakonta në zona të caktuara. Mjekët që analizuan rastin e kuptuan që trauma e saj emocionale mund të kishte shkaktuar simptoma të ngjashme me sulmin në zemër, por në fund ata thanë se mbetën “të habitur”.

Gjatë po asaj dekade, dr.Hikaru Soto mblodhi të dhëna nga 5 pacientë në spitalin e qytetit të Hiroshimas në Japoni. Ai vëzhgoi një rast klinik që sugjeronte për një sulm në zemër, por sërish në mungesë të sëmundjes së arterieve koronare.

Kur i botoi për herë të parë këto zbulime në vitin 1990, ai vuri në dukje një lëvizje të pazakontë në barkushen e majtë, të cilën e përshkroi në formën e një “takotsubo”, duke iu referuar formës së një tenxhereje tradicionale të përdorur nga peshkatarët japonez për të kapur oktapodin.

Në dekadat që nga ajo kohë, shumë studime kanë konfirmuar lidhjen shkak-pasojë midis traumës emocionale dhe Sindromës Takotsubo. Sindroma Takotsubo raportohet më shpesh tek femrat pas menopauzës, zakonisht mbi moshën 60 vjeçare.

Teori të ndryshme në lidhje me nivelet e estrogjenit dhe menopauzës janë propozuar për të shpjeguar këtë pabarazi të dukshme midis gjinive, megjithëse provat për këtë mbeten të dobëta. Mekanizmat specifikë që çojnë në Sindromën Takotsubo mbeten të diskutueshme, por duket se janë të rrënjosura në një rritje të adrenalinës.

Gjatë situatave stresuese, 2 hormone, epinefrina dhe norepinefrina,çlirohen zakonisht nga nervat dhe gjëndrat tona veshkore. Ato bëjnë që muskujt tanë të zemrës të kontraktohen më me forcë. Kjo kërkon një fluks më të madh të gjakut nëpër arteriet koronare për të furnizuar me oksigjen qelizat e muskujve kardiakë.

Në rrethana normale, siç janë ushtrimet fizike, zemra mund të mbajë një ekuilibër të shëndetshëm. Ky ekuilibër prishet gjatë fazave fillestare të Sindromës Takotsubo. Gjatë fazave të hershme të Sindromës Takotsubo, hormonet e stresit janë shpesh shumë më të larta në krahasim me pacientët që kanë pësuar një sulm në zemër.

Por çlirimi i madh i adrenalinës, që është përgjegjës për Sindromën Takotsubo, mund të ndodhë edhe në mungesë të ngjarjeve traumatike emocionale. Pra ajo mund të ndodhë edhe për shkak të situatave të gëzueshme. Provat më domethënëse mbi të ashtuquajturën “sindroma e zemrës së lumtur” vjen nga një studim i vitit 2016, që ekzaminoi një regjistër të 1750 pacientëve të konfirmuar me Sindromën Takotsubo.

Nga 485 pacientë me një nxitje emocionale të konfirmuar, 96 për qind ishin të shoqëruar me traumat emocionale, por 4 për qind e tyre zhvilluan shenja pas incidenteve në dukje pozitive, si rastet e gëzueshme familjare, suksese të lidhura me punën dhe bixhozin, madje edhe duke parë një fitore sportive.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net