Disidenti
Lajme

A iu mjaftojnë pagat e Kosovës për ta shëtitur Evropën, qytetarët: As deri në Prishtinë s’del, se jo në Evropë

0Shares

Qysh nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës ‘prekën ëndrrën’ për të udhëtuar lirshëm në zonën Schengen. Ky udhëtim bart me vete disa rregulla që qytetarët e vendit duhet t’i dinë e t’i respektojnë, pasi Komisioni Evropian parasheh monitorimin e lëvizjes së lirë, e madje në rast të keqpërdorimit liberalizimi mund të pezullohet, raporton Gazeta Sinjali. 

Për të plotësuar rregullat e heqjes së vizave, ndër tjera, duhet edhe posedimi i një dëshmie të mjeteve të mjaftueshme financiare për qëndrim gjatë afatit kohor të parashikuar nga udhëtari.

Me këtë rast, Gazeta Sinjali sot adresoi një pyetje te lexuesit e vet, rreth përballueshmerisë së udhëtimeve jashtë vendit, marr parasysh pagat mujore të tyre.

Shumë nga ta u shprehen se pagesa e ulët e punës mbi 20 ditore në muaj nuk iu mjafton për ta shijuar së paku një udhëtim, madje të njëjtit për ta përshkruar gjendjen e rëndë ekonomike të tyre morën shembuj si në vijim:

“Deri n’Prizren nuk munesh me dal”, “Po mjafton me shëtit komunën ku jeton”, “Deri n’Suharekë sun shkojsh”, “Po mjafton deri ne prishtine kthyse “, “Deri n’airoport s’mun shkon me rroge t’Kosoves”, “po qysh jo ma larg se dej Ferizaj smun shkon”, “mjafton per bilete nje drejtimeshe….”, “Jo, rrofshin familjarët, sa për pagë kurre nuk e kishim pa europën me sy!”.

Ishin këto vetëm disa nga mbi 500 përgjigjet e tyre, megjithatë pati lexues që u shprehën të kënaqur me pagat, duke treguar se me to mund të kalojnë disa ditë në Evropë.

Këtu mund të lexoni se çfarë thanë tjetër qytetarët: KLIKO

“Kam me ta bo ma zi se atij që u vra”/ Burri raporton në Polici se ish gruaja e ka rrahur dhe e ka kërcënuar

Disidenti.net

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net