Disidenti
Lajme

A është ky numri i kosovarëve që jetojnë në Gjermani?

0Shares

Sipas statistikave të fundit, të vitit 2020, në Gjermani aktualisht jetojnë 921,419 shtetas të vendeve nga shtetet e Ballkanit.

Numrin më të madh të kësaj shifre pa dyshim se e përbëjnë kosovarët, me 236.937 persona.

Në vendin e dytë janë shtetasit serbë, me 226,048 persona, ku këtu hyjnë edhe mërgimtarët shqiptarë nga Presheva dhe Medvegja.

Më pas radhiten qytetarët nga Bosnjë e Hercegovina, me 209,295 persona.

Shtetasit nga Maqedonia Veriore zënë vendin e katërt me 118,580, ndërkohë që ata të Shqipërisë janë 70,119 persona, sipas këtij regjistri.

Por, duhet theksuar se numri i vërtetë i këtyre shteteve të lartpërmendura është shumë më i lartë në Gjermani, sepse shumica e mërgimtarëve kanë marrë nënshtetësinë gjermane dhe po ashtu fëmijët e tyre të gjithë janë me nënshtetësi gjermane. Sipas raportimeve thuhet se janë mbi 500 mijë shqiptarë që jetojnë në këtë vend.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net