Disidenti
Lajme

Erërat e forta dëmtojnë pemët dhe shtyllat elektrike në sheshin e Pejës

0Shares

Erërat e forta që fryn sot në qytetin e Pejës kanë shkaktuar dëme materiale.Në sheshin Skenderbeu po mbahej Panairi i Librit, ndërkohë që era ka shkatërruar tërësisht mbulojën nën të cilën mbahej ky organizim. Si pasojë, janë shkatërruar edhe disa pemë dhe janë dëmtuar shtyllat elektrike.

Sheshi kryesor në qytetin e Pejës është rinovuar tërësisht vetëm në këtë vit, pas dy viteve punime.

Gjatë ndërtimit të tij ka pasur kritika për faktin që ishin nxjerrë me rrënjë pemët e vjetra ekzistuese në atë shesh, që paraprakisht ishte shtruar me mermer. Pas renovimit pllakat e mermerit janë larguar dhe është vendosur kalldrëmi.Ndryshe, gjatë ditës ka mbajtur mot i ndryshueshëm në tërë territorin e Kosovës, ndërsa ky trend pritet të vazhdojë edhe gjatë javës që vjen.

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net