Disidenti
Lajme

Haradinaj: Albin Kurti është budalla

0Shares

Para disa ditësh, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti i cili tha në Bruksel se skena politike duhet pastruar nga kriminelët e luftës dhe paqes, pa përmendur emra.

Sipas të parit të Aleancës, nuk është kryeministër i mençur ai që mendon kështu.

Haradinaj tutje tha se ata që nuk e shpjegojnë kontekstin e luftës në Kosovë janë budallenj.

“Amerikanët për të treguar pse ka hyrë konflikti në Kosovë janë detyruar të shpjegojnë që ka pasë edhe një palë luftarake në Kosovë. Ata nuk mund të thonë kemi ndërhyrë në Kosovë pa e shpjeguar kontekstin. Kemi ndërhyrë në Kosovë sepse ka ndodhë një luftë në mes të Jugosllavisë, regjimit të Millosheviqit dhe një ushtrie çlirimtare të atij vendi e cila ka qenë në pozita të vështira për ta kryer misionin e saj – për ta mbrojtur. Gjatë kësaj periudhe Millosheviqi ka kryer masakra e gjenocid mbi shqiptarë dhe gjatë kësaj kohe për me u ndalë lufta janë detyruar të bombardojnë. Kush nuk e shpjegon këtë është budallë, është duke i bërë sherr vetit. Nuk je më i mirë tek europianët nëse duhet me të ardhë marre të tregosh të kaluarën”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Sipas tij Kurti me deklaratën e tij në Bruksel e barazoi Kosovën me Serbinë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net