Kandidati për Kryetar të Istogut nga radhët e AAK-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Bekë Berisha, ka treguar arsyet se pse ka vendosur të kandidojë për këtë pozitë.
“Istogu për mua është i rëndësishëm, është vendlindja ime. Unë jam përmbushur politikisht, jam zgjedhur tri herë deputet”, tha ai.
“Kudo që kam marrë vota, kam qenë korrekt me votuesit e mi. Tash pasi Istogu nuk po funksionon si duhet, dua t’i ndaloj rininë të mos dalin jashtë sepse janë disa statistika ku tregojnë që 13 mijë të rinj që kanë deponuar dokumentacione me ik nga Kosova.”
“Kjo më bën që të shkoj atje dhe ta ngjalli ekonominë sepse Istogu ka potencial të madh. Kam potencial dhe përvojë të mjaftueshme për ta ngjallur Istogun”, tha Berisha në T7.