Kandidati i AAK-së për Komunën e Istogut, Bekë Berisha ka thënë se ky qytet ka pasur qeverisje të dobët dhe se qyteti ka potencial.
“Istogu është qytet i mirë dhe ka potencial të madh. Mirëpo udhëheqja ka qenë e dobët. Për të fituar është vetëm faza e parë. Qëllimi im është të rikthejë shpresën. Do të dëshiroja që një djalë i Istogut të jetë ai që të rikthejë shpresën e këtij qyteti”, tha ai.
Mes tjerash, Berisha tha se kryetari i tanishëm, Haki Rugova, nuk ka përfaqësuar qytetarët e atij qyteti.
“E mbajë mend Rugova kur kishte thënë se pantollat e mi fitojnë Istogun. Kjo ishte ofendim për qytetarin. Unë iu premtoj një gjë. Nuk shkruaj poezi. Por e di një gjë se qyteti ka nevojë për trotuare, shkolla e infrastrukturë. Unë nuk ju premtoj ideologji e përralla qytetarëve. Gjatë periudhës së qeverisë Haradinaj kemi dërguar shumë investime në atë pjesë pasi i takon si çdo pjese tjetër të Kosovës. Edhe unë kërkoja si deputet i këtij qyteti që të orientohen fonde në këtë pjesë”, deklaroi ai në T7.