Disidenti
Lajme

Berisha godet Lumirin e Memlin: Kanë qëllu lider partiak në momentin më të keq për Kosovën

0Shares

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Bekë Berisha ka drejtuar  kritika në adresë të liderëve opozitarë të LDK-së dhe PDK-së, Lumir Abdixhiku e Memli Krasniqi. Berisha ka thënë se mungesa e lidershipit të tyre në krye të partive që drejtojnë dhe telashet që i kanë brenda strukturave, po i bënë favore Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. Madje Berisha thotë se Lumiri po i sheh disa ëndrra me rrugën e re ndërsaqë sondazhet i ka në tavolinë dhe e din se ku gjendet LDK-ja.

‘Me Lumirin e me Memlin është problem opozita, kjo duket për shkak të telasheve që kanë brenda strukturave dhe edhe më keq është se në momentin më të keq për Kosovën këta kanë qëlluar lider të partive të tyre, e me ta është problem me i dal opozitë Albin Kurtit. Lumiri po i sheh disa ëndrra me rrugën e re por ai sondazhet i ka në tavolinë dhe e din se LDK-ja nuk janë në atë stadin ku ai po e paraqet. Edhe PDK-ja me Memlin që është shumë djal i mirë, mirëpo për këtë situatë nuk ka mundësi të bëjë diçka me PDK-në.’-thotë Berisha.

Bekë Berisha madje thotë se Lumiri e Memli me veprimet ose mosveprimet e tyre po duan tja japin edhe një mandat Kurtit në krye të Qeverisë. Duke folur si i ftuar në ‘RADIO 1’, Bekë Berisha i AAK-së ngre dyshime se PDK dhe LDK fal liderëve aktual ndoshta me marrëveshje po duan tja lënë edhe nja mandat Kurtit.

‘Pra këta thonë se kjo qeveri i ka bërë shumë të këqija Kosovës dhe po pjatohemi me këtë, mirëpo këta në mungesë të veprimit për front opozitar, po duan tja lënë kësaj Qeverie, këtij Albini edhe një mandat. Këta pra (Lumiri dhe Memli) nuk po a marrin vesh që për me e dërgu Albinin në shtëpi, duhet bashkim në front. Nuk e di tash mund të kenë edhe marrëveshje me qëndru veç për aq sa i duhen Albinit në mënyrë që me bashkëpunu në mandatin e ardhshëm. Këtu në këtë mes vetëm Ramushi mundet me bërë diçka.’-tha Berisha.

Sa i përket akuzave të përgjithshme për qeverisjet e kaluara, Berisha kujton se partia e tij, për 25 vite të pasluftës, vetëm 2 vjet ishte në pushtet dhe adresimi për fajet e të kaluarës i takon LDK-së dhe PDK-së.

‘Për akuzat që kurrë nuk kanë çka me fol këta të opozitës e që ja bëjnë AAK-së e neve, unë ju kujtoj çdo herë se Aleanca për krejt pasluftën ka qenë vetëm 2 vjet në pushtet. Krejt ato taksirate e të këqëija që përmenden që ja kanë bërë Kosovës ata të kaluarit, Lumiri e Memli e dijnë se janë ata, pra partitë e tyre, por ju pëlqen me akuzu edhe Aleancën dhe ne nuk na bëhet fort dert kjo se është e ditur sa kemi qeverisur ne. Është fatkeqësi që këta si opozitë nuk po mbushen mend dhe thash Kurti po e gëzon këtë realitet. Pra Lumiri e Memli po e lënë shtetin me bo hajgare e po e lënë në duar të fëmijaqave.’-tha Berisha në ‘RADIO 1’.

Ndryshe, dy ditë më parë lideri i AAK-së ish-kryeministri Ramush Haradinaj ndërtoi koalicion me Nismën social-demokrate të Fatmir Limajt duke e lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit për zgjerim koalicioni edhe me partitë tjera. Gjatë ditës së djeshme koalicioni AAK-Nisma e përgëzoi edhe n/kryetari i PDK-së Xhavit Haliti./RADIO 1/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net